Mobi Casa

NISMA mund t’i bashkohet PDK-së në qeverisje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partia Demokratike e Kosovës, e cila qeverisë që nga 2007-ta, përkundër ndarjes së dy prej themeluesve të saj dhe krijimit të një subjekti të ri politik, doli shumë mirë edhe në këto zgjedhje. Teoria, se partitë që qeverisin prodhojnë më shumë pakënaqësi, si duket nuk vlen edhe për këtë subjekt politik. Në vitin 2010’të, së bashku me themeluesit e tashëm të Nismës, kjo parti kishte vetëm 32.11 për qind.

Ndërsa, tash nëse mblidhen votat e këtyre dy subjekteve, sepse dihet që NISMA ka marrë vota nga elektorati i rritur i PDK-së, del se vetëm çfarë është shtuar besimi tek krahu i luftës dhe së bashku mund të kishin 35,94 për qind ose 43 deputetë.

Një bashkëpunim ndërmjet ish-themeluesve të PDK-së dhe “shokëve” të hershëm, shihet i natyrshëm edhe nga zyrtarët e dyja partive. Madje, këtë nuk kanë hezituar ta pranojnë hapur edhe vet themeluesit e tyre.

Uji Dea

“Ne, edhe pse kohë pas kohe është dashur ta ashpërsojmë gjuhën ndaj PDK-së për t’i dërguar mesazhe politike elektoratit, nuk jemi kundër një koalicioni për krijimin e qeverisë me PDK-në. As vet Fatmiri dhe Jakupi nuk janë kundër, por tash janë pjesë e një marrëveshje politike dhe duhet t’i qëndrojnë pas derisa të zhvlerësohet, sepse edhe vetëm me PDK-në dhe minoritetet mund të krijohet Qeveria”, thotë një anëtar i kryesisë së NISMA-s, në kushte anonimiteti, transmeton ORAinfo.

Sipas tij, ekziston edhe një presion i brendshëm nga kryesia dhe anëtarësia e dy subjekteve politike, që të krijohet së bashku Qeveria, por një gjë e tillë, për momentin është duke u kundërshtuar nga Limaj dhe Krasniqi. /ORAinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.