FITORJA

Nisma Krasniqi-Limaj

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj tashmë e kanë ndarë mendjen se me çfarë oferte do të dalin para qytetarëve në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ajo nuk do të jetë parti politike, por thjeshtë një nismë qytetare.

Këtë e ka konfirmuar një nga ish-anëtarët e PDK-së, që tash është pjesë e ekipeve përgatitore të krijimit të nismës së re. “Është menduar gjatë se me çfarë oferte të dilet dhe përfundimi është nxjerrë se në rrethanat e tanishme, më së miri do të ishte të dilet me nismë”, ka thënë ky zyrtar. Nisma, sipas tij, do të jetë si një lloj bërthame e krijimit të partisë së re.

ARKATANA

“Pasi kanë mbetur vetëm pak muaj deri në zgjedhje të parakohshme, është konsideruar se në aspektin procedural të regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të ishte mirë sikur të dilnim me nismë. Pastaj, në fazat e mëvonshme, kur veç do të jenë të konsoliduara radhët në terren, të shpallim partinë”, ka shtuar ai. I njëjti, ka mohuar që të jetë vendosur për emrin e nismës, ndonëse sipas tij, ka disa propozime për të.

Me Ligjin për zgjedhje të përgjithshme, KQZ-ja e trajton nismën qytetare si subjekt politik nga dita e certifikimit të saj. Në kuadër të kësaj, secili kandidat i certifikuar i listës së nismës qytetare bëhet personalisht përgjegjës për ndarje të barabartë të gjobave të ngarkuara mbi nismën qytetare nga KQZ-ja apo KZAP-i. Nisma qytetare, në bazë të të njëjtit ligj përkufizohet si “grup i personave të cilët bashkohen vullnetarisht mbi bazën e një ideje, interesi ose pikëpamje të përbashkët, me qëllim zgjedhjen e kandidatëve të tyre, por që nuk dëshirojnë të formojnë parti politike” …(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.