UBT

Nisma kërkon që Qeveria të mos e keqpërdor policinë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Nisma për Kosovën, kërkon nga Qeveria mos të keqpërdor policinë, për të shfryrë mllefin qeveritar kundër qytetarëve protestues.

Nisma, kërkon nga drejtuesit e Policisë se Kosovës, që mos të bëhet organ politiko-propagandistik i dhunës dhe i mashtrimit te opinionit publik. Policia e Kosovës është organ i sigurisë për secilin qytetarë te Republikës sonë, thotë kumtesa partiake.

Eco Higjiena

Nisma për Kosovën u bënë apel të gjithë qytetarëve protestues që kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre t’i shprehin në mënyrë paqësore, të kulturuar dhe dinjitoze.

Nisma konsideron se e drejta për të protestuar është e drejt qytetare dhe e garantuar për të shprehur pakënaqësitë e tyre, por gjithmonë në formë paqësore e demokratike.