“Nisma” e Limajt bënë revolucion në Gjilan

Gjilan – Endrit Shala këshilltar politik i Fatmir Limajt tha për rajonipress se ka shumë të interesuar në Gjilan që t`i bashkëngjiten “Nismës” së Fatmir Limajt. Një grup i madh i ish aktivistëve të PDK-së në Gjilan tashmë edhe zyrtarisht kanë aderuar tek Nisma. Shala tha se në Gjilan do të formohet një degë e fuqishme e cila do të jetë zëri i vërtetë i gjilanasve.
“Nisma” e Fatmir Limjat e ka goditur keq partinë e Hashim Thaçit në Gjilan. Një numër i madh tashmë kanë konfirmuar aderimin në këtë subjekt politik. Problemet e brendshme në PDK e Gjilanit tashmë po ndihen kudo dhe kuadrot e dëshmuara po e braktisin PDK raporton rajonipress.
Endrit Shala këshilltar politik i Fatmir Limajt ka konfirmuar për rajonipress se një grup i ish aktivistëve të PDK-së zyrtarisht të hënën janë bashkuar në “Nisma”. “Janë disa emra si Nexhat Hajrullahu, Refik Hasani, Shaqir Ukshini, Ridvan Xhemajli, Fatmir Daku, Bajram Hasani, e të tjerë që kanë aderuar sot. Ne presim edhe emra të tjerë dhe me ndikim në Gjilan që do t`i bashkohen Nismës” tha Shala.
Shala tha se në Gjilan do të formohet një degë e fuqishme me njerëz kredibil, të aftë, të përgjegjshëm dhe serioz e të përkushtuar.”Gjilani ka nevojë për energjinë pozitive të “Nismës” e cila po pritet kudo me admirim” tha Shala.
Shala tha se shumë shpejt “Nisma” do të zbres në Gjilan dhe do jemi të organizuar e shumë aktiv për të ndryshuar proceset e ngulfatur në jetën politike, zhvillimore dhe institucionale të këtij qyteti tha Shala./rajonipress/