Fundamenti

Nisma e LDK-së, drejt dështimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Iniciativa e LDK-së për t’i mbledhur të gjitha partitë politike në një tryezë të përbashkët, nga e cila do të gjendej një formulë për dalje nga kriza dhe do të caktohej një datë për zgjedhje të parakohshme, po shkon drejt dështimit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kjo pasi asnjë nga partitë politike deri më tash nuk i ka dalë në mbështetje kësaj nisme.

Përkundrazi, disa prej partive tashmë kanë deklaruar se nuk kanë kurrfarë arsye që të marrin pjesë në të tilla tryeza, pasi kjo qasje e LDK-së është totalisht joserioze.

Pos nga partitë në pushtet, LDK-ja ka përfunduar e papërkrahur edhe nga subjektet opozitare në këtë drejtim.

Fundamenti

Megjithatë, përfaqësues të LDK-së tashmë kanë paralajmëruar se do të veprojnë njëanshëm, duke ngritur mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë, po qe se nisma për “tryezë të përbashkët” dështon përfundimisht, shkruan më tutje “Zëri”.

Megjithatë, ani pse zyrtarë të këtij subjekti qenë zotuar se gjatë javës së shkuar do të nisnin mbledhjen e nënshkrimeve për mocion, ende nuk ka diçka konkrete.

Në anën tjetër, analistët politikë konsiderojnë se nisma e LDK-së në rrethanat e tanishme është thuajse e pamundur të jetësohet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.