NISMA e Gjilanit propozon kandidatët për deputet

Gjilan – Në këtë listë janë pesë emra të profesioneve të ndryshme që do ta përfaqësojnë NISMËN e Gjilanit në legjislaturën e ardhme. Kandidatët e propozuar janë : Bajram Hasani, Valdete Dushica-Bajrami, Musa Selimi, Selami Ramadani-Koci, Anila Tusha-Kastrati.
Kryesia e degës së NISMËS për Gjilan ka propozuar të enjten kandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës
Në këtë listë janë pesë emra të profesioneve të ndryshme që do ta përfaqësojnë NISMËN e Gjilanit në legjislaturën e ardhme. Kandidatët e propozuar janë: Bajram Hasani, Valdete Dushica-Bajrami, Musa Selimi, Selami Ramadani-Koci, Anila Tusha-Kastrati.
Në këtë takim është debatuar edhe mbi tubimin që është caktuar të mbahet të shtunën, në ora 14:00, në Teatrin e qytetit të Gjilanit e ku do të marrë pjesë edhe Fatmir Limaj, Kryetar i Kryesisë NISMA për Kosovën thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik./rajonipress/