RCCOLA

NISMA: DioGuardi meriton mirënjohje, jo fyerje

/ 1 minutë lexim

​NISMA për Kosovën, deklaratat fyese dhe denigruese të zv.ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, në drejtim të ish kongresistit shqiptaro-amerikan, Joseph DioGuardi, i konsideron të pa pranueshme

Në një reagim thuhet se “NISMA për Kosovën vlerëson maksimalisht kontributin e ish kongresistit shqiptaro-amerikan, DioGuardi, i cili ka dhënë shumë për çështjen e shqiptarëve në Ballkan, njeriu që ka përcjellur në veçanti zërin e shqiptarëve të Kosovës në institucionet shtetërore amerikane”.

Mobi Casa

“NISMA për Kosovën, kërkon nga institucionet e Kosovës të distancohen nga deklarata e zv.ministrit Selimi, e në veçanti kërkon nga Ministria e Punëve të Jashtme t’i kërkoj falje publike, sepse një deklaratë e tillë në drejtim të shqiptaro-amerikanit, DioGuardi, i vlerësuar e dekoruar vite më parë nga shteti i Kosovës me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit, është fyerje edhe për popullin amerikanë dhe miqtë tanë ndërkombëtarë”, përfundohet në reagimin e NISMA-s. /Telegrafi/