Mobi Casa

Nisma-AKR-PD të gatshëm të jenë pjesë e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Koalicioni Nisma-AKR-PD të cilët arritën të kalojnë pragun zgjedhor pas rinumërimit të 1 mijë e 400 vendvotimeve dhe pas largimit nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve votat e ardhura nga Serbia, kanë thënë se janë të gatshëm të jenë pjesë e Qeverisë së re, dhe se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti.

Kështu ka thënë sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli për Telegrafin.

“Ne vazhdojmë të jemi në koalicion me Nismën dhe vazhdojmë bashkë. Ftesë zyrtare nuk kemi pasë por ne vazhdojmë të themi së jemi të gatshëm të kontribuojmë kur është në pyetje interesi shtetëror dhe të dalim nga kjo situatë, nuk kemi vija të kuqë për askënd, vijat e kuqe janë bërë demode”, ka pohuar ai.

FIDANISHTJA

Në bazë të rezultateve përfundimtare të KQZ-së, koalicioni NISMA-AKR-PD ka siguruar tetë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, KQZ ka shpallur parti fituese të zgjedhjeve parlamentare Lëvizjen Vetëvendosje e cila ka marrë 29 ulëse në Kuvend. Kjo parti është duke vazhduar bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës drejt formimit të Qeverisë së Kosovës. Pas shumë takimeve që kanë zhvilluar këto dy parti kanë arritur të harmonizojnë shumicën e programeve qeverisës, mirëpo së fundmi LVV dhe LDK kanë hasur në disa pengesa kur është diskutuar për ndarjen e posteve. Madje nga LVV kanë pohuar se LDK ka kushtëzuar marrëveshjen me postin e presidentit./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.