Fundamenti

Nisin punimet në rrugën Stublinë – Dobërqan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kanë nisur punimet në rregullimin e rrugës Stublinë – Dobërqan dhe një pjesë e një aneksi brenda fshatit. Punimet janë duke u kryer nga kompania “Bejta Comerc”, derisa për këtë rrugë janë ndarë mbi 743 mijë euro. Rexhep Kadriu thotë se kjo rrugë do i kthen shpresat e banorëve për një jetë më të dinjitetshme, ndërsa Lutfi Haziri thotë se brezi kufitar do të jetë në vëmendjen e qeverisjes së tij komunale.

Dita e premte ishte ditë gëzimi e feste për banorët e mbetur të Stublinës, pro edhe për ata që planifikojnë të kthehen e ta bëjnë të gjallërueshëm këtë fshat kufitar.

Investimi i kësaj rruge erdhi si rezultat i kontributit të madh që ka dhënë Rexhep Kadriu për sigurimin e mjeteve financiare nga ana e Qeverisë dhe gatishmërisë së Lutfi Hazirit që këto rrugë të jenë pjesë e prioriteteve komunale.

Rexhep Kadriu tha se kjo rrugë dhe të gjitha rrugët e brezit kufitar kanë për synim kthimin e banorëve dhe ngjalljen e shpresave për një jetë më të dinjitetshme.”Jam i lumtur që ky projekt po realizohet sepse brezi kufitar meriton tretman edhe më të madh” tha Kadriu.

Eco Higjiena

Edhe, Lutfi Haziri tha se rrugët e investuara në brezin kufitar do të jenë me prioritet sepse është interes i komunës që brezi kufitar të ngjallet dhe të bëhet i jetueshëm tha Haziri.

Kompania “Bejta Comerc” ka filluar punimet kurse Basri Kqiku pronar është zotuar se nëse shkon gjithçka sipas planit dhe dinamikës së paraparë punimet mund të kryhen shumë shpejt.

Ndryshe aktualisht është duke u punuar në dy segmente, në njërën rrugë brenda fshatit Stublinë dhe tjetra që përfshinë rrugën Stublinë – Dobërqan. Ndërkohë është duke u punuar edhe tek ura e cila lidhë Dobërqanin me Stublinën dhe Pograxhën./rajonipress/