Fundamenti

Nisin punimet në rrugën Pograxhë – Llovcë

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Kompania nga Gjilani “Zuka Comerce ” ka nisur punimet në rrugën Pograxhë – Llovcë. Vlera e asfaltimit të kësaj rruge e gjatë 4.7 km arrin në 470 mijë euro. Zyrtarët komunal e shohin këtë rrugë si një projekt të dobishëm për banorët e mbetur atje.

Punimet në rrugën Pograxhë – Llovcë tashmë kanë filluar dhe gjithçka ka nisur mbarë e mirë thonë banorët e Llovcës të cilët me shumë gëzim e kanë pritur këtë ditë tha Nuhi Nuhiu banor nga ky fshat.

Kompania “Zuka Comerce” e cila edhe është fituese e tenderit ka dërguar tërë makinerinë e tij për të kryer me kohë punimet. Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve në Gjilan tha se në bazë të raportit teknik rruga Pograxhë – Llovcë është arterie e cila lidhë komunikimin në mes të fshatrave dhe rrugëve në relacionin Gjilan – Pograxhë – Dobrosin dhe rrugën tjetër regjionale Gjilan – Preshevë , një lidhje kjo e natyrshme në të gjitha aspektet për popullatën e kësaj ane transmeton rajonipress.

Osmani tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për banorët e mbetur atje. “Me ndërtimin e kësaj rruge problemet dhe vështirësitë që ka popullata lokale e kësaj treve për komunikim me qendrën komunale të Gjilanit dhe qendrat tjera si Prishtina e Ferizaji në aspektin e qarkullimit të komunikacionit do të evitoheshin”.

Osmani tha se vlera e investimeve në rrugën e gjatë 4.7 km arrin në 470 mijë euro. Sipas Osmanit kjo rrugë ka qenë prioritet i kryetarit Qemajl Mustafa i cili është angazhuar maksimalisht që brezi kufitarë të jetë përfitues i infrastrukturës rrugore. “Komuna ka bërë projekte edhe për rrugën e Bilinicës dhe të Kokajve të cilat janë gjithashtu në listën e prioriteteve të kreut komunal” tha Osmani.

Fshati Llovcë dikur (para luftës ) i ka pasur mbi 56 shtëpi të banueshme. Por kushtet e rënda të jetesës dhe rruga e dëmtuar ka detyruar shumë familje që të braktisin fshatin dhe të vendosen në qytet. Aktualisht Llovca i ka 27 shtëpi të banueshme.

RCCOLA

Sipas Osmanit në fazën e dytë është paraparë edhe vazhdimi i asfaltimit të rrugës Llovcë – Ranatovc.

Osmani tha se janë paraparë edhe rrugët Pograxhë – Bilinicë dhe Pograxhë – Sllubicë.

Nuhi Nuhiu banor nga Llovca dhe aktivist tha për rajonipress se jemi shumë të gëzuar që më në fund edhe ky fshat kufitarë po bëhet me rrugë të asfaltuar e moderne. “Jam i sigurt se asfaltimi i rrugës do të kthejë shumë banorë për të jetuar dhe punuar tokën. Rruga ka qenë shumë e dëmtuar dhe ka qenë e rëndë të jetohet, pa e pasur infrastrukturën rrugore të rregulluar”.

Nuhiu tha se viteve të fundit veç kanë filluar të ndërtohen kampështëpiza dhe shtëpi të reja. “Llovca ka një peizazh që vetëm zoti e ka falur dhe normalisht që ky ambient i mrekullueshëm duhet të shfrytëzohet” tha Nuhiu.

Pronari i kompanisë “Zuka Comerce”, Muhadin Zuka tha se punimet në rrugën e Llovcës pritet të përfundojnë kah muaji korrik. “Unë shpresoj se deri atëherë kur edhe vijnë mërgimtarët rruga do të jetë gati dhe do të ketë një pamje mahnitëse sepse ka një gjerësi prej 5.5 metrave” tha Zuka. /rajonipress/