Nisin punimet në kompleksin afaristo – banesor, “Globi Construction”, Gjilani merr pamje tjetër

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të premtën zyrtarisht kanë nisur punimet në kompleksin afaristo – banesor “Globi Construction”. Nexhat Haziri pronar tha se ndihet i lumtur që po fillon një ndërtim dhe investim të vlefshëm për hapësirën urbanistike të qytetit të Gjilanit. Nga sot Gjilani do ta marrë një pamje krejt tjetër dhe gjithsesi më të bukur në aspektin arkitektonik dhe urbanistik. “Globi Construction” mbetet kompani e besimit dhe e fjalës dhe ne do të jemi gjithmonë afër klientëve tanë që tashmë i kemi të shumtë tha Nexhat Haziri.

Kompania “Globi Construction” të premtën zyrtarisht ka nisur punimet në një nga investimet më serioze në rajon. “Globi Construction” ka filluar punimet në kompleksin afaristo – banesor që ndodhet në Gjilan, në Rrugën e Ferizajit. Kompleksi modern dhe bashkëkohor ka parking të përbashkët për banorët, 2700 metra katror, parking nëntokësor, 2610 metra katror dhe lokale, 4068metra katror. Banim, 17434.10 metra katror.

Nexhat Haziri pronar i kompanisë tha se ndihet tejet i lumtur që ka arritur që në këtë ditë të premte të vendos gurëthemelin e një investimi shumë serioz dhe domethënës për të, kompaninë dhe familjen e tij. “Ëndrra ime ishte e kahershme dhe dëshira ime gjithmonë ka qen që të ofroj një kompleks që i përngjan strukturës evropiane dhe jo rastësisht e kemi nisur në hyrje të Gjilanit për ti dhënë shije dhe pozitivistet qytetit të Gjilanit” tha Haziri.

Nexhat Haziri tha se nga sot Gjilani do ta marrë një pamje krejt tjetër dhe gjithsesi më të bukur në aspektin arkitektonik dhe urbanistik. “Globi Construction” mbetet kompani e besimit dhe e fjalës dhe ne do të jemi gjithmonë afër klientëve tanë që tashmë i kemi të shumtë tha Nexhat Haziri.

Haziri ka falënderuar të gjithë klientët e shumtë për besimin që kanë treguar ndaj tyre dhe gjithashtu ka falënderuar diasporën që këto ditë po i shikojnë edhe ofertat e para.

RCCOLA

Haziri tha se pos vlerës që ka objekti për qytetin aty parashihet të punësohen edhe 150 veta. “Çdo investim yni lidhet me ngritjen dhe mirëqenien e qytetarëve gjilanas sepse planifikojmë të krijojmë hiq ma pak se 150 vende të reja të punës” thotë ai.

“Globi Construction” emër i njohur në Gjilan e Anamoravë, tashmë është prezent edhe me projekte kapitale dhe të mëdha në fushën e ndërtimit. Kjo kompani pasi ka treguar rezultate të gjithanshme, po paraqitet suksesshëm dhe bindshëm në terrenin e ndërtimit, ku pritet të startojë me ndërtimin e apartamenteve moderne, duke plotësuar ëndrrën dhe dëshirën e çdo qytetari e mërgimtari.

Haziri pronar i kompanisë nuk e fsheh dëshirën dhe entuziazmin për trendin e investimeve moderne në Gjilan.”Tani kur edhe kemi startuar zyrtarisht ju sigurojë se këto ndërtime afaristo – banesore do të jenë me një cilësi të lartë, sepse kemi ekipin e njerëzve profesionist që do të kujdesen për gjithçka. Jam i lumtur që ndërtimet tona do ta zbukurojnë hyrjen e Gjilanit sepse pamjet e kompleksit të ri janë vërtet mahnitëse” shprehet Haziri.

Haziri thotë se kompania “Globi Construction” është kompani serioze dhe ka menduar për të gjitha finesat, duke filluar nga planet urbanistike, lejet ndërtimore, shkallët emergjente, parkingjet nëntokësore dhe finesat e tjera përcjellëse.”Projekti ideor është pritur mirë nga publiku sepse menjëherë kemi pranuar oferta për të qenë pjesë e investimeve, e në veçanti nga ata të diasporës” shprehet Haziri./rajonipress/

Artikull i sponzorizuar