RCCOLA

Nisin punimet edhe në daljen e rrugës Gjilan – Prishtinë, a do të ketë edhe këtu zvarritje?

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Aktualisht në Gjilan dhe në tri hyrje daljet e saj janë duke u zhvilluar punime. Në drejtim të Bujanocit dhe Ferizajit punimet po kryhen me hapat e breshkës, mbetet të shihet si do të kryhen punimet në dalje të rrugës për Prishtinë.

Gjilani praktikisht ndodhet i izoluar dhe i bllokuar për shkak të punimeve që po kryhen në tri hyrje daljet e saj.

Rruga në dalje të Gjilanit për Prishtinë është projekt i nisur në kohën e Avdullah Hotit, por me ndërrimin e pushtetit kjo rrugë u stopua për dy vite.

Punimet tash kanë rinisur me intensitet pak më të shtuar dhe mbetet të shihet nëse kompania tenderuese do të punojë më seriozisht apo do të punojë ngadalë e me zvarritje si kompanitë tjera.

Mobi Casa

Në start duket se kompania është më profesionale për shkak të izolimit të rrugë, por qytetarët kanë rezervat e tyre.

Ibishi një qytetar që ndodhet për s`kaj kësaj rruge thotë se kjo kompani po punon pjesë pjesë.”Kam frikë që punimet do të zvarriten ndërsa kolonat po bëhen të gjata, e rruga po dëmtohet për vetura. Megjithatë cilësia e punimeve duket e mirë, vetëm se duhet të punohet natë e ditë sepse kjo rrugë është shumë e frekuentuar” shprehet Ibishi.

Gzimi një student që gjithashtu është banor në këtë dalje të rrugës thotë se kompania duhet të punojë edhe ditëve të vikendit sepse është rrugë e stërngarkuar.

”Këtu bëhet kolonë edhe pa pasur punime, e llogarite kur të nisin punimet intensive, duhet me urgjencë të kryhen punimet sepse kjo rrugë ka dy vite që ndodhet në gjendje të mjerueshme” shprehet Gzimi./rajonipress/