UBT

Nisin përgatitjet për ristrukturimin e “Trepçës”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Një grup punues ndërinstitucional ka nisur punën në shqyrtimin e modelit për ristrukturimin e “Trepçës”, me ç’rast do të bëhet edhe regjistrimi dhe vlerësimi i të gjitha aseteve, vlerësimi i rezervave minerare të këtij gjigandi metalurgjik.

Grupi punues, ku janë të përfshirë përfaqësues nga Zyra e kryeministrit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Mjedisit, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia Kosovare e Privatizimit, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fakulteti i Gjeo-shkencave, përfaqësuesit nga “Trepça”, nga Agjencia Pyjore e Kosovës, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ekspertë të pavarur, ka për detyrë t’i propozojë Qeverisë Planin e Veprimit për hapat lidhur me procesin e zhvillimit të sektorit minerar në Republikën e Kosovës.

ARKATANA

Dukagjin Shala, udhëheqës i Departamentit të Minierave në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ka thënë për “Zërin” se Ministria është angazhuar dhe ka filluar përgatitjen dhe shqyrtimin e mundësive lidhur me hapat e veprimit në sektorin minerar në përgjithësi dhe të “Trepçës” në veçanti./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.