Fundamenti

Nisin kritikat drejt Shaqirit: “Po shkon në MLS për para”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Xherdan Shaqiri do të largohet nga Lyon me dëshirën e tij për t’u transferuar në MLS.

Kështu është duke u spekuluar tash e disa ditë dhe pretendohet se lojtari ka arritur marrëveshje me Chicago Fire, ku do të fitonte dyfishin e asaj që fiton te Lyon.

Sido që të jetë, në Zvicër nuk e kanë pritur aspak mirë këtë vendim të Shaqirit, i cili megjithatë, ende nuk është zyrtar.

Fundamenti

Arno Rossini, një trajner me përvojë të madhe dhe i shumë klubeve në Zvicër, ka folur për këtë çështje shumë i irrituar.

“Në moshën 30-vjeçare, Shaqiri ende mund të luante për një kohë të gjatë duke veshur fanellën e Zvicrës. Por me transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të kalonte në plan të dytë për një vend titullari në kombëtare. Ai do të vinte gjithmonë me vonesë nga Amerika për t’u grumbulluar me kombëtaren e tij. Shaqiri gjithmonë ka qenë lojtari më i rëndësishëm i Zvicrës, por tani ai po e braktis për disa para më shumë në fund të sezonit”, tha ai.

“Shaqiri ka luajtur në klube të mëdha si Inter, Bayern Munich dhe Liverpool, por kurrë nuk ka pasur merita kur klubet fitonin trofe”, është shprehur i irrituar Rossini. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.