Fundamenti

Nisin korrje, shirjet në komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Ka nisur sot zyrtarisht në Komunën e Vitisë, fushata e korrje-shirjeve. Për të parë nga afër fushatën dhe për tu i interesuar për rendimentet e grurit, kryetari i komunës Sokol Haliti dhe drejtoresha e Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Arlinda Sahiti, kanë vizituar fermerët të cilët kishin filluar sot korrje-shirjen në sipërfaqet e mbjella me grurë në trekëndëshin Viti-Beguncë-Binçë.

Kryetari Haliti gjatë kësaj vizite tha se ky proces i korrje–shirjeve ka filluar mbarë në komunën e Vitisë, ku janë të mbjella me grurë rreth 4.850 hektarë, ndërsa rendimenti pritet të jetë prej 4500 – 5000 kilogram për hektarë.

Fundamenti

Ndërsa Fadile Demelezi kryetare e GLV-së “Vitia”, ka thënë se këtë vit pritet një cilësi e mirë e grurit në komunën tonë. Ajo po ashtu tha se viteve të fundit, interesimi për punimin e tokës nga fermerët vitias, është i madh.

Nga ana tjetër fermerët kanë potencuar se për shkak të reshjeve të shumta dhe lagështirave që kanë qenë këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar rendimentet janë më të pakta, por mbjellja e grurit është fitimprurëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.