UBT

Nisin dorëheqjet në degën e LDK-së në Gjilan, aktivistët e saj e humbin besimin

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Unë, Edon Shkodra, i angazhuar në jetën e shoqërisë civile dhe asaj politike që nga viti 2013, gjatë gjithë këtyre viteve kam dhënë kohën, energjinë dhe besimin tim për një ideal që besoja se do të sillte ndryshim të vërtetë. Kam marrë pjesë në fushata, tubime, organizime dhe në katërvjeçarin e fundit kam ushtruar përgjegjësinë e kryetarit të nëndegës së LDK-së së Velekincës!

Postimi i plotë:

Të nderuar Bashkëvendës dhe Kolegë
Unë, Edon Shkodra, i angazhuar në jetën e shoqërisë civile dhe asaj politike që nga viti 2013, gjatë gjithë këtyre viteve kam dhënë kohën, energjinë dhe besimin tim për një ideal që besoja se do të sillte ndryshim të vërtetë. Kam marrë pjesë në fushata, tubime, organizime dhe në katërvjeçarin e fundit kam ushtruar përgjegjësinë e kryetarit të nëndegës së Velekincës!

Por pas më shumë se një dekade përkushtim, kam humbur besimin se politika brenda strukturave aktuale të partisë nuk përfaqëson më vlerat për të cilat kam hyrë fillimisht dhe për çka kam besuar.

Kam parë nga afër si interesat personale, klanet, përfitimet dhe servilizmi kanë zëvendësuar punën, meritën dhe sinqeritetin, duke e bërë të pamundur që njerëzit profesionist si unë me qëllime të pastra të kenë vend apo ndikim real.

Në shumë raste, angazhimi i aktivistëve të ndershëm është shpërdoruar, ndërsa rezultatet zgjedhore dhe proceset e brendshme janë udhëhequr jo nga vizioni për qytetarin, por nga llogaritjet për pozita dhe përfitime.

Uji Dea

Këto zhgënjime të përsëritura më kanë bindur se rruga e vetme për të kontribuar me ndershmëri për shtetin dhe shoqërinë është jashtë politikës partiake.

Prandaj, përmes kësaj shkrese, jap dorëheqjen time si Kryetar i nëndegës si dhe nga të gjitha funksionet dhe aktivitetet politike.

Nga sot e tutje, dua të vazhdoj të kontribuoj për vendin tim vetëm në rolin tim PROFESIONAL SI INXHINIER, në mënyrë të pavarur, duke e ruajtur integritetin dhe bindjen time se ndryshimi i vërtetë fillon nga puna, jo nga premtimet boshe.

Si inxhinier, synimi im është të jem në shërbim të rrugës, lagjes, qytetit dhe shtetit tim, duke kontribuar me dijen dhe përvojën time profesionale me përkushtim për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Me respekt,
Edon Shkodra, Inxhinieri Juaj!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.