Uji Dea

Nisi Flaka e Janarit…

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – “Flaka e Janarit” ka nisur të shtunën me homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe tek lapidarët në qytet. Lutfi Haziri tha se Flaka paraqet një vlerë të madhe për Kosovën e Anamoravën.

“Flaka e Janarit” ka nisur me homazhe tek varrezat e dëshmorëve. Ishin të gjitha institucionet, partitë politike, shoqatat e dalura nga lufta, familjarët e dëshmorëve që vunë lule mbi varret e tyre.

Lutfi Haziri i shoqëruar nga drejtor e zyrtar komunal ka vënë kurora lulesh derisa tha se Flaka paraqet njërin nga Manifestimet më të ndritura dhe më domethënëse për Gjilanin dhe Anamoravën. “Ne ndihemi krenar për veprat dhe përkushtimin e këtyre heronjve që dhanë gjithçka nga vetja që sot ne të frymojmë lirshëm. Unë do kujdesem në mënyrë institucionale që këto veprimtari e aktivitete të kenë vendin merituar” tha Haziri.

Kurora kanë vendosur edhe Ahmet Isufi i shporuar nga Rexhep Kadriu, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi , Ilmi Ramadani, e të burgosur tjerë politikë. Edhe Qemajl Mustafa ish kryetar i komunës së bashku me Izmi Zekën dhe ekipin e PDK-së vendosën kurora lulesh.

ARKATANA

Ishte Avni Rudaku nga Vetëvendosje që ka vendosur lule së bashku me aktivistët e tjerë.

Ahmet Isufi ish komandant i Zonës Operative të Karadakut tha se kjo ditë është e madhe dhe e veçantë sepse nga këtu dhe nga këta emra të lirisë nisë edhe kushtrimi për luftën heroike e çlirimtare. “Ishin Rexhep Mala e Nuhi Berisha e Kadri Zeka ata që e dhanë kushtrimin për të vazhduar me gjeneratat e reja. Është ditë dhembje, por edhe krenarie” tha Isufi .

Isufi tha se duhet të punojmë më shumë sepse familjet e dëshmorëve meritojnë një përkujdesje më të madhe institucionale.

Ahmet Daku nga shoqatat e veteranëve të luftës tha se me pietet të madh i përkujtojnë dëshmorët dhe të rënët e luftës për liri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.