HW

Nishani: Shqiptarët janë faktor i ekzistencës së Maqedonisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë të ketë lënë shumë pikëpyetje ngjarja e përgjakshme që ndodhi në Kumanovë të Maqedonisë, e cila përfundoi me 20 të vrarë dhe me shkatërrime të pronave të shqiptarëve, por edhe me dëme të tjera. Për të pasur një hetim të besueshëm ka këmbëngulur në përfshirjen e ndërkombëtarëve në të.

Gjatë një interviste që i ka dhënë të premten “Kohës Ditore”, kreu i shtetit shqiptar ka thënë të ketë paqartësi në elementet thelbësore të ngjarjes, përfshirë këtu edhe viktimat. Ai nuk beson që e vërteta dhe zanafilla e asaj që ka ndodhur në Kumanovë do të dalë nga hetimi i zhvilluar prej autoriteteve maqedonase. Prandaj vetë ua ka kërkuar ndërkombëtarëve përfshirjen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në pjesën e parë të intervistës, presidenti Nishani flet kryesisht për zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe për peshën që kanë shqiptarët në mbajtjen gjallë të këtij shteti.

United Hospital

Ai ka alarmuar se, në rast se nuk zbatohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit, hendeku midis shqiptarëve e maqedonasve do të rritet. Ai ka thënë se Shqipëria e konsideron Maqedoninë si shtet mik, por ka përsëritur disa herë se shqiptarët janë faktor i ekzistencës së Maqedonisë.

http://koha.net/?id=27&l=60945

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.