UBT

Nishani: Pajtimin shqiptaro-serb duhet ta udhëheq Kosova e jo Shqipëria

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë se Serbia po tenton të shmang dialogun me Kosovën dhe të intensifikojë marrëdhëniet me Tiranën zyrtare, në mënyrë që me këta të fundit të flasin për Kosovën.

“Ka një platformë të Serbisë për ta shmangur nga agjenda e tyre negociatat me Kosovën dhe besoj që strategjia e tyre është e qartë, për t’u fokusuar në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe për të justifikuar se këto marrëdhënie përbëjnë marrëdhëniet e tyre me shqiptarët”, tha Nishani.

Madje, lidhur me procesin e pajtimit shqiptaro-serbë, Nishani thotë se këtë duhet ta udhëheq Kosova.

FIDANISHTJA

“Këtë proces, quajeni pajtim, quajeni intensifikim, koordinim ose respekt të ndërsjellët, në gjykimin tim duhet ta udhëheq Kosova”, tha ai.

Edhe Nishani i është bashkuar debatit që së fundmi është shumë aktual, atë për “kombësinë kosovare”. Ai tha se shqiptarët janë faktorë në Ballkan.

“Në Republikën e Shqipërisë jetojnë vetëm 40 për qind e qytetarëve që i përkasin kombësisë shqiptare. 60 përqindëshi tjetër jeton jashtë kufijve të Shqipërisë. Një numër i madh jeton në Kosovë, jetojnë në Maqedoni, jetojnë në Mal të Zi, në Serbi, në diasporë”, tha Nishani, duke shtuar se debatet për “kombin shqiptar” janë kundërproduktive dhe se më shumë do të duhej të të debatohej për idetë dhe mundësitë për zhvillimin e dyja shteteve. /TV Dukagjini/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.