United Hospital

Nishani në New York: Pavarësia e Kosovës pati përkrahjen e diasporës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndodhet prej disa ditësh në New York për të nderuar rolin e shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nishani vizitoi kryeqytetin e New Yorkut, Albany, ku mori pjesë në një numër ceremonish solemne që kishte organizuar me këtë rast legjislatura e këtij shtetit.

Gjatë fjalimit në Asamblenë e New Yorkut ai tha se në përfundim të luftës “Shqipëria numëronte një numër disa herë më të madh hebrenjsh në territorin e saj, sesa në fillim të Luftës, dhe shihet si vendi i vetëm në Evropë që shënon një rekord të tillë”.

Me këtë rast, të dyja dhomat e Asamblesë së New Yorkut miratuan një rezolutë për rolin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

FIDANISHTJA

Po gjatë ditëve të qëndrimit atje presidentit Nishani iu dorëzua medalja e Nderit e Fondacionit ndërkombëtar Raul Wallenberg. Presidenti Nishani tha se ajo i takon të gjithë shqiptarëve, të cilët pa marrë në sy rrezikun strehuan dhe shpëtuan me qindra hebrenj gjatë luftës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës Nishani foli edhe për Kosovën dhe diasporën shqiptare në SHBA.

“Momentet e veçanta të historisë së kombit shqiptar, të çlirimit të Kosovës dhe pavarësisë së saj gjithashtu patën përkrahjen dhe angazhimin e diasporës shqiptare. Sot ka gjenerata të reja, të cilët jo vetëm janë bërë pjesë e rëndësishme e jetës në Amerikë, por edhe pjesë e administratës në SHBA. Ne gjithmonë e kemi një obligim të rëndësishëm ta vëmë në dukje ekzistencën dhe aktivitetin e tyre”, tha ai. /VoA/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.