FITORJA

Nishani në Kosovë: Bashkimi kombëtar, çështje e shenjtë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti në largim i Shqipërisë, Bujar Nishani i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë, ka marrë mirënjohjen “Urdhëri i lirisë” nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas marrjes së kësaj mirënjohjeje, Nishani tha se ndihet tejet i emocionuar për këtë medalje, pasi, sipas tij, askush më mirë se Kosova nuk e di rëndësinë e lirisë.

Ai gjithashtu shtoi se asnjë popull nuk ka sakrifikuar më shumë për të fituar lirinë dhe askush nuk e ka adresuar në mënyrë dinjitoze misioni e lirisë, transmeton Indeksonline.

“Nuk e di nëse e meritoj plotësisht këtë vlerësim të larte nga Kosova por mund t’iu them se kam besuar dhe vazhdoj te besoj se liria është misioni më i madh dhe i pazëvendësueshëm për njeriun, për popullin dhe kombin. Është emocion ta marrësh medaljen e lirisë në Kosovë sepse më shumë se Kosova askush dhe asnjë popull nuk e di rëndësinë e lirisë, asnjë popull nuk ka kontribuar dhe sakrifikuar më shumë për të fituar lirinë, askush nuk e ka adresuar në mënyrë dinjitoze misionin e lirisë. Siguroj presidentin se për lirinë do të vazhdoj përpjekjet sa të kem frymë”, ka thënë Nishani.

Uji Dea

Gjithashtu, Nishani më tutje foli edhe për cështjen kombëtare shqiptare, duke e cilësuar si të shenjtë. Sipas tij, kjo gjë është e lidhur me sakrificat mijëra vjeçare për ruajtjen e identitetit kombëtarë.

“Çështja kombëtare shqiptare për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë është e shenjtë, sepse është e lidhur me sakrificat mijëra vjeçare për ruajtjen e identitetit kombëtar. Sot gjenerata jonë e ka një detyrë të rëndësishme të punojë për prosperitetin dhe forcimin e shtetit. Besoj se janë bërë gjera mes dy shteteve, kemi shkëmbin mallrash e idesh etj”, ka shtuar ai.

E sa i përket bashkimit kombëtarë, Nishani tha se nuk ka asnjë alternativë tjetër pos BE

“Nuk është rastësi që në dy vendet tona para 100 ditësh është shuar besimi se për dy popujt tonë lindja vije nga perëndimi. Ky rrugëtim ka sfidat e veta dhe do të vazhdojmë gjatë pa u ndikuar nga proceset politike në ushtrimin e demokracisë. Deri në ditën e fundit në zyre si president do të punoj në ndërtimin e shtetit dhe funksionimin institucioneve. Nuk kemi alternative tjetër por BE. Situata si në Shqipëri e Kosovë nuk e ndihmojnë procesin në rrugën integruese. Çdo vështirësi do të kalohet dhe do ecim drejt BE”, ka thënë Nishani./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.