United Hospital

Nishani në Kalabri: Arbëreshët, simbol i identitetit evropian të kombit shqiptar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Me një atmosferë festive, me këngë e valle arbëreshe, arbëreshët në Kalabri, mirëpritën Presidentin e Republikës Bujar Nishani, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare atje.

Në ndalesën e parë në Firmo, kreu i shtetit i cilësoi arbëreshët e Italisë simbol i identitetit europian të kombit shqiptar.

“Arbëreshët e Italisë” theksoi Kreu i Shtetit “përmes figurave të shquara si Jeronim De Rada e Zef Serembe i kanë dhënë Evropës në kohën që jetuan e punuan atë çka janë shqiptarët.

HW

“Shqipëria ju detyrohet jo vetëm për atë që keni bërë, por edhe për kohën kur nisën ta bënit këtë gjë, në ato momente të vështira për mëmëdheun. Sipërmarrja e vështirë, por jo e pamundur e shpirtit tuaj në historinë politike të një vendi, përbëhet pikërisht nga jeta, kontributi, veçantitë dhe ngjarjet e atyre që shërbyen për t’ia ruajtur dhe për t’ia pasuruar kombit tonë të pavdekshëm thesarin kulturor, gjuhësor dhe artistik përgjatë periudhave të tilla”, tha Nishani.

Kreut të Shtetit u ndal edhe në Frashineto ku kreu i Shtetit ka vlerësuar rolin e drejtuesve fetarë, por edhe të mësuesve e lëvruesve të gjuhës shqipe.

Dita e parë e vizitës së Presidentit Nishani në Kalabri u përmbyll me një përshëndetje në kishën e Spezzano Albanese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.