FITORJA

Nishani: Krahasimi i Krimesë me Kosovën ishte përpjekje e dobët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e cilësoi një përpjekje të dobët krahasimin e çështjes së Krimesë me Kosovën. Ai theksoi se Aneksimi i Krimesë nga Rusia tregoi se siguria në rajon nuk është imune dhe theksoi se Shqipëria mbështet SHBA në qëndrimet e saj ndaj Rusisë.

“Zhvillimet e fundit dëshmojnë se siguria në rajonet nuk është imune nga kërcënimet. Aneksimi i Krimesh nga Rusia mund të ndikojë për një periudhë afatgjatë. Ky aneksim u realizua duke zbatuar politikën e faktit të kryer. Krahasimi me Kosovën është një përpjekje e dobët për tu justifikuar me anë të precedentit”, tha Nishani.

“Pavarësia e Kosovës erdhi si rrjedhojë e shpërbërjes së dhunshme dhe jo konsensuale të ish- Jugosllavisë. Kosova u shfaq si shtet i pa varur pas shumë vitesh negociatash ndërkombëtare nga Kombet e Bashkuara për të zgjidhur krizën. Kosova e mirëpriti angazhimin e trupave dhe administratës ndërkombëtare. Shqipëria mbështet aleatët tanë në qëndrimet e vazhdueshme ndaj Rusisë”, tha ai.

Hidromorava

“Hapësira euroatlantike po përballet dhe do përballet edhe në të ardhmen me rreziqe nga terrorizmi global, armët kimike, dhe të tjera kërcënime asimetrike dhe hibride ndaj të cilave është e ekspozuar edhe Shqipëria. Ne po punojmë për rritjen e rolit të Shqipërisë në çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes. Kjo është mënyra më e mirë për të rritur vetëbesimin dhe mirënjohjen ndaj aleatëve tanë veçanërisht SHBA që ishin mbështetësit kryesor të anëtarësimit në NATO”, tha presidenti shqiptar.

Komentet Nishani i bëri me rastin e 5 vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave.

Të pranishëm në këtë takim ishin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu, Drejtori për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, Ish kryeministri Sali Berisha, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, përfaqësues të komuniteteve fetare etj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.