ARKATANA

Nishani: Klasa politike në Kosovë u tregua e matur

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani tha se vizita dhe deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në Beograd nuk janë për tu befasuar. Tha se edhe vetë Serbia e di se cili është realiteti.

“Qëndrimet tona janë të qarta. Kosova është e pavarur”, tha Nishani për RTK.

Ndërkohë sipas tij, pas zgjedhjeve të 8 qershorit klasa politike në Kosovë tregoi maturi.

“U pa se klasa politike e Kosovës gjithçka e trajtoi vetë, e trajtoi në mënyrë të pavarur, në bazë të këndvështrimeve të tyre. Fakti që kishte negociata që kishte para-koalicione, kishte pas-koalicione, kishte qëndrime, tregon për një maturi të klasës politike në Kosovë. Këto janë çështje teknike të një debati i cili do të vijë gjithmonë duke u zhvilluar dhe duke u pjekur”, tha ai.

Ka kaluar koha e retorikëve sipas Nishanit, dhe kjo nuk i shërben perspektivës evropiane, dhe kur do të rregullohej ky aspekt i ekonomisë sipas tij, thënia ”O sa mirë me qenë shqiptarë” do të ndryshohej në “ O sa mirë që shqiptarët të jemi një”.

Duhet të mendohet për një zhvillim më të madh ekonomik, për rritjen e mirëqenies ekonomike e sociale të qytetarëve, dhe gjitha të tjerat sipas tij vijnë mbi këtë bazë sipas Nishanit.

FIDANISHTJA

“Politikat sociale janë të rëndësishme, edhe Kosova edhe Shqipëria ka nevojë për një gjë të tillë. Nuk është Shqipëria vetëm Tirana, nuk është Kosova vetëm Prishtina”, ka thënë Nishani në një intervistë për RTK.

Dhe kjo nuk arrihet për sa kohë nuk kemi një realitet i cili krijon perceptime pozitive, ka deklaruar presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, duke thënë se bëhet e mundur përmes luftës kundër korrupsionit, përmirësimit infrastrukturor, por sipas tij mungon përcaktimi i prioriteteve, i saktësuar me nën prioritetet, në mënyrë që të bëhen të prekshme.

Është e rëndësishme mënyra se si luftohet korrupsioni është shprehur Nishani, prandaj mbeten nivele të larta të ekzistencës së korrupsionit, dhe shton se duhet që prokuroria e gjykatat të jenë në nivelin e duhur profesional, të pavarura, dhe duhet të shihen edhe mënyrat e përcaktimit të taksave publike.

Për një gjë të tillë ai rekomandon të adaptohen praktikat më të mira evropiane tek procesi i vendimmarrjes, dhe për këtë ka deklaruar se ka potenciale dhe mundësi të mira.

Duke folur për Shqipërinë dhe Kosovën presidenti, Bujar Nishani, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë aleat të natyrshëm strategjik të shqiptarëve, dhe se dyja vendet konsiderohen si partner evropian e global.

Sa më shumë që ka arritur Shqipëria aq më shumë ka sfida përpara ka thënë presidenti Nishani, kurse për Kosovën thotë se ka sjellë kontribute reale sa i përket stabilitetit rajonal, deri sa për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni e Serbi thotë se duhet bërë më shumë në fushën e arsimit dhe infrastrukturës, e shqiptarët në diasporë i ka vlerësuar si faktorë mjaftë të rëndësishëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.