ARKATANA

Nishani: Interesi partizan dominon ndaj atij kombëtar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

I pakënaqur me nivelin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është shprehur presidenti Bujar Nishani. Ai ka shtruar nevojën për më pak retorikë e për më shumë punë.

Në pjesën e dytë të intervistës dhënë “Kohës Ditore”, kreu i shtetit shqiptar e ka quajtur krejt të paarsyetuar nivelin e bashkëpunimit në aspektin ekonomik, por edhe në atë kulturor dhe shkencor. Ka përmendur një numër ngecjesh. Ka thënë se ato vijnë kryesisht për shkak se tek pushtetarët e të dyja anëve të kufirit dominon interesi politik ndaj atij kombëtar.

Në vijim të kësaj e ka quajtur të paarsyeshëm edhe debatin që pati ndezur përcaktimi i të dyja qeverive për t’i varrosur eshtrat e Isa Boletinit në Vlorë dhe jo në vendlindjen e këtij themeluesi të shtetit shqiptar, në Boletin të Kosovës, por i cili vendim u shfuqizua pas reagimeve në masë. Ai ka thënë se duhet ruajtur simbolikat, të cilat janë pjesë treguese e ekzistencës së shqiptarëve dhe e qenësisë së tyre, dhe se, në këtë kuptim, edhe Isa Boletini duhet lënë të prehet atje ku është lindur.

Fundamenti

Në këtë intervistë presidenti Nishani ka folur edhe për veriun e Kosovës, term për të cilin ka thënë se nuk duhet të përdoret si referencë politike. Sipas tij, do të jetë shumë e padrejtë dhe e rrezikshme edhe për të ardhmen e vetë zhvillimit të kësaj zone, nëse konvertohen nocionet gjeografike në nocione politike. Ka dhënë një qëndrim edhe për negociatat me Kosovë-Serbi dhe ka përmendur një kërkesë që ia ka shtruar kryeministrit serb, Vuçiq, javën e shkuar.

http://koha.net/?id=27&l=61079

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.