RCCOLA

Nishani: Feja, instrument paqeje e dashurie

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka mbajtur pasditen e së shtunës në ambientet e Presidencës një darkë me rastin e festave të fundvitit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kreu i shtetit e ka vënë theksin tek bashkëjetesa fetare në vend, e cila sipas tij duhet të na bëjë të gjithëve të ndihemi krenarë.

Mobi Casa

“Feja është një instrument paqeje dhe dashurie dhe kjo darkë mbahet në shenjë të respektit reciprok mes bashkësive fetare. Sot krenohemi me shqiptarët për bashkëjetesën e tyre fetare”, ka thënë Nishani, raporton Tch.

Shenjtërimi i Nënë Terezës, ka shtuar më tej presidenti, është një ngjarje historike. Të pranishëm në këtë event kanë qenë krerët e komuniteteve fetare në vend.