Fundamenti

Niset ushtria

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kuvendi i Kosovës i ka miratuar dje në parim tri projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këto projektligje kanë bashkuar të gjitha partitë parlamentare, përpos Listës Serbe që e ka bojkotuar seancën, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Parlamenti i Kosovës dje i ka miratuar në parim tri projektligjet e propozuara nga Qeveria për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Përmes këtyre tri projektligjeve synohet që Forca e Sigurisë së Kosovës të transformohet në një forcë me kapacitete shtesë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë e mbrojtjes, por pa ndryshuar emrin e saj.

Mobi Casa

LEXO EDHE: Shqipëria mbështet formimin e ushtrisë së Kosovës
Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes është miratuar me 101 vota pro dhe asnjë kundër, ai për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 98 vota pro dhe asnjë kundër, kurse Projektligji për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës me 96 vota.
Këto projektligje janë mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare, përveç deputetëve të Listës Serbe.
Shumica e deputetëve po e trajtojnë këtë transformim si hap përpara drejt formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.