Eko Higjiena

Niset për t’u martuar, serbi përfundon në burg

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Një shtetas serb bashkë me tre kosovarë kishin paguar trafikantin kosovar për t’i sjellë në Gjermani. Serbi kishte një llogari të papaguar me drejtësinë gjermane.

Ai mendonte t’i bënte një vizitë të shkurtër së bijës në Munih dhe pastaj të shkonte në Zvicër, ku do të kurorëzohej me mikeshën e tij. Por, shtetasit serb 41 vjeçar nuk i doli llogaria. Në vend se në dasmë, përfundoi në burg.

Ai, bashkë me tre kosovarë i kishin dhënë 1500 euro një trafikanti për t’i sjellë në Gjermani, njofton policia federale në Rosenheim.

Zyrtarët policorë kishin ndaluar një makinë në autostradën A8 me regjistrim gjerman. Ngasësi, një kosovar 43 vjeç kishte dokumente të rregullta të Gjermanisë ndërsa tre kosovarët dhe serbi që ishin në makinë nuk posedonin kurrfarë lejesh për qëndrim në Gjermani.

Fundamenti

Pas kontrollimit më të hollësishëm të të dhënave, policët zbuluan se ndaj shtetasit serb ishte ngritur një fletarrest nga prokuroria në Bayeruth. Ai qe dënuar që në vitin 2004 me gjashtë vite burg për një plaçkitje të rëndë dhe kërcënim. Pasi kishte vuajtur tri vite të dënimit, ishte dëbuar në Serbi, transmeton albinfo.ch.

Përpjekja e tij për të hyrë sërish në Gjermani do të shtyjë përfundimisht planet e tij për martesë për rreth dy vjet. Kjo për faktin se, siç shkruan merkur.de, policët e kanë dërguar në burgun në Stadelheim ku ai do të vazhdojë vuajtjen e burgut të mbetur prej 600 ditëve nga dënimi i mëparshëm. Dënimit sigurisht do t’i shtohet edhe procedura për qëndrim të palejueshëm në Gjermani, që vlen edhe për tre kosovarët. Këta të fundit, për ndryshim prej tij, do të detyrohen të kthehen shumë shpejtë në Kosovë.

Nga ana tjetër, bashkatdhetari i tyre, shoferi 43 vjeçar, do të gjykohet për veprën penale kontrabandim të të huajve në Gjermani. Ndaj tij është bërë kërkesa për burg hetues.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.