Niseni ditën me një vezë dhe nuk do e besoni se çfarë do t’iu ndodhë
Ta nisësh ditën me një vezë të zier mund të shkaktojë reduktimin e rrezikut nga prekja prej sëmundjet kardiovaskulare.
Këtë e konfirmojnë mjekët në Kinë që kanë kryer një studim.
– Vezët janë një burim thelbësor i kolesterolit ushqyes, por përmbajnë proteina të cilësisë së lartë si dhe përmbajnë substanca bioaktive si fosfolipidet dhe carotenoidet.
Studimi ka analizuar veçanërisht personat të cilët hanin minimalisht një vezë në ditë.
Sipas tij, ata të cilët kishin këtë frekuencë konsumi të vezëve e minimizonin rrezikun e goditjeve ishemike në tru me 26 përqind.
Për më tepër është vënë re një ulje e rrezikut me 12 përqind ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, për personat të cilët konsumojnë mesatarisht 5 vezë në jave.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/


