Nisen nga Presheva haxhilerët e parë

Sot në orën 14 janë nisur hanxhinjtë e parë nga Presheva për të vizituar vendin e shenjtë Meken dhe Medinën. Sipas burimeve të “Presheva jonë” nga Presheva sot janë nisur 27 haxhinjë me Autobus privat dhe 17 të tjerë me agjencion tjetër që organizoi Bashkësia Islame e Preshevës.
Nga burimet zyrtare agjencia informative kombëtare “Preshava jonë” ka mësuar sot se nën organizimin e BIS sivjet shkojnë në haxh nga Serbia gjithsejt 180 haxhilerë, prej të cilëve nga Lugina e Preshevës mbi 120..Kurse sot nga Presheva janë nisur 44 haxhilerët e parë për në Haxh (Mekke).
Sipas organizatorëve hanxhinjtë janë nisur me autobus të cilët do të shkojnë përmes Maqedonisë ku desitnacioni do të jetë Stambolli i Turqisë dhe pastaj nga Turqia do të shkojnë për në vendet e shenjta arabike me anë të aeroplanëve, meqë kështu kanë ndikuar kushtet e luftës që po zhvillohen në shtetet arabe. Gjithashtu mësohet se udhëtimi është tejet komod me autobusin e tij dhe se janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme që haxhinjtë e rinj të kryejnë obligimin fetar,njërin nga pesë kushtet e islamit haxhin.
Theksojmë se rrugët prej ku u nisën haxhinjtë e ri ishin vërshuar nga familjarët që kishin dalur ti përcillnin ata.
Sa i përket haxhilerëve nga Lugina e Pershevës sikur vite më parë edhe sivjet ata shkojnë për të mos thënë të ndarë, shkojnë të paorganizuar, secili vetë, në menyrë vullnetar, në grupe të ndyrshme, kush nga Prishtina e kush nga Beogradi e Shkupi…kush si gjenë, më mirë e më lirë, pra me aeroplan apo autobus, ku organizatorët këtë punë e bëjnë pak për aihret e pak për biznis…Sidoqoftë haxhilerët edhe pse nisen (sikur politikajt) të ndarë, ështe një vend që i bashkon ata, e ai vend quhet me emrin Meka (Qabe) me shpresë që të kthehen shëndosh e mirë, të bashkuar dhe jo ashtu siq nisen, Inshallah..!