RCCOLA

Nisë ndërtimi i rrugës në Dazhnicë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë bërë inaugurimin e fillimit të punimeve në rrugën e Dazhnicës.

Kryetari Kastrati tha se është shumë i lumtur që qytetarët e kësaj zone tashmë nuk do të mbesin të bllokuar prej baltës në këtë segment rrugor.

Mobi Casa

“Kjo rrugë do të jetë lehtësim për qarkullimin e veturave dhe banorëve të Dazhnicës”, tha ai.
Punimet në këtë rrugë do të vazhdojnë edhe ditët në vijim./rajonipress/