Hidromorava

Nisë implementimi i projektit për asfaltimin e rrugës tek palestra sportive

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Ka filluar implementimi i projektit “Asfaltimi i rrugës te posta dhe platoja para palestrës së sporteve në Kamenicë”. Ky projekt i financuar nga komuna parasheh rregullimin e rrugës kryesore në afërsi të postës dhe platosë para palestrës së sporteve.

Pjesa hyrëse në oborrin e palestrës nga ana e rrugës kryesore do të jetë e mbyllur për automjete sepse do t’u lihet me shumë hapësirë këmbësorëve dhe shikuesve të ndeshjeve sportive, ndërkaq pjesa tjetër nga ana e rrugës qarkore buzë lumit, do të jetë e dedikuar vetëm për parking të veturave.

Uji Dea

Menaxheri i projektit Leotrim Spahiu tha se punët ja duke shkuar sipas planit dhe pritet që punimet të kryhen shumë shpejt.

Ky projekt i financuar nga Komuna e Kamenicës kapë vlerën prej rreth 24 mijë eurosh./rajonipress/