RCCOLA

Nisë gara për të parin e Gjykatës themelore në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në konferencën konsultuese që është mbajtur nga të gjithë gjykatësit e Gjilanit janë propozuar tre kandidatë për kryetar të Gjykatës themelore : Zyhdi Haziri, Ramiz Azizi dhe Afrim Shala.

Gara për të udhëhequr me Gjykatën e ardhshme themelore të rajonit të Gjilanit tashmë ka nisur. Në një konferencë konsultuese që kanë mbajtur gjykatësit e rajonit të Gjilanit janë propozuar tre emra të rinj. Tre gjyqtarë profesionist tashmë i kanë hyrë garës e ata janë : Zyhdi Haziri aktualisht kryetar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan, Ramiz Azizi kryetar i Gjykatës Komunale dhe Afrim Shala gjyqtarë.

Ajshe Qorraj zëdhënëse e Këshillit Gjyqësor të Kosovës tha për rajonipress se gara tashmë është publike dhe shumë shpejt pritet që të vendoset edhe për emrat e rinj që pritet të udhëheqin gjykatat nëpër komuna e rajone.

Mobi Casa

Qorraj tha se pasi të merren emrat dhe propozimet atëherë Këshilli Gjyqësor i Kosovës shumë shpejt vendos për njërin nga tre emrat e propozuar.

Ndërkaq njëri nga të propozuarit Zyhdi Haziri tha për rajonipress se ky proces është mjaft transparent meqë bëhet fjalë për një kryetar të Gjykatës themelore në Gjilan që do të udhëheq dhe marrë përgjegjësi për Gjilanin, Kamenicën, Vitinë, Artanën, Ranillugun, Parteshin dhe Kllokotin. /rajonipress/