Fundamenti

Nisë asfaltimi i rrugës Stublinë – Dobërqan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ka nisur asfaltimi i rrugës Stublinë – Dobërqan projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës. Kjo rrugë është arterie e rëndësishme e brezit kufitar dhe kthen shpresat tek shumë familje stublinase për të jetuar në këtë fshat kufitar. Edhe fshatrat e Luginës e shfrytëzojnë maksimalisht këtë rrugë.

Rruga Stublinë – Dobërqan tashmë po bëhet realitet. Të mërkurën ka nisur asfaltimi i kësaj rruge e kontraktuar nga kompania “Bejta Comerc” dhe e financuar nga Ministria e Transporteve.

Modernizimi i infrastrukturës në fshatrat kufitare e kthen shpresën për jetë e gjallëri. Zymer Osmani banor i Stublinës tha se kjo rrugë është shpresa kryesore që shumë familje të shpërngulura më herët të kthehen në vatrat e tyre.

UBT

Edhe Agron Murseli nga Stublina, por që jeton në Dobërqan tha se kjo rrugë ka një domethënie jetike për shumë familje. “E përgëzojë dhe e falënderojë Rexhep Kadriun i cili që nga fillimi është angazhuar që kjo rrugë të kryhet dhe të jetësohet”.

Investimi në infrastrukturë ndikon pozitivisht në jetën e banorëve të brezit kufitar./rajonipress/