UBT

Nis zyrtarisht punimet Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së

/ 3 minuta lexim
HW

Edicioni jubilar i Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion zyrtarisht ka filluar punimet e saj në një ceremoni të drejtuar nga presidenti dhe rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi.

Në praninë fizike të profesorëve ndërkombëtarë, Reinhard Heinisch dhe Paolo Parisi, si dhe në mënyrë virtuale, Moshe Landsman, Józsa János, Mārtiņš Vilnītis, si dhe menaxheri kryesor i programit Microsoft, David Ortinau, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi tha se ky organizim i madh shkencor po mbledh hulumtime të shumta të cilat i kontribuojnë jashtëzakonisht shumë shkencës, jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë.

“Është kënaqësi e madhe t’iu mirëpres në Konferencën e 10-të Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, këtu në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së. Kjo konferencë tejet e rëndësishme shkencore, me karakter ndërkombëtar, do të nxjerrë në pah kontributin e jashtëzakonshëm të shkencëtarëve, studiuesve e hulumtuesve nga vende të ndryshme të botës, të cilët janë këtu me ne, fizikisht dhe në formë virtuale, për të prezantuar punimet e tyre shkencore”, ka thënë rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi.

Tutje, rektori Hajrizi, ka thënë se konferenca është multidisplinare, me një program të pasur, që prek secilën sferë të jetës, me të cilën të gjithë qytetarët dhe komuniteti i gjerë përballen çdo ditë.

Fundamenti

“Kemi krijuar një program gjithëpërfshirës dhe tërheqës, i cili ka zgjuar një interesim mjaft të madh, ku do të prezantohen mbi 600 punime shkencore, do të ketë 700 folës, me pjesëmarrjen e mbi 1000 hulumtuesve”, ka përfunduar rektori Hajrizi.

Folësit kryesor të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, Reinhard Heinisch, Paolo Parisi, Moshe Landsman, Józsa János, David Ortinau, si dhe Mārtiņš Vilnītis, vlerësuan lartë Konferencën Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, në veçanti UBT-në, për një organizim madhor si ky.

Keynote Speakers, gjatë prezantimeve të tyre potencuan se UBT dhe rektori Hajrizi po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të gjeneruar dije të reja, duke vënë në qendër të vëmendjes një vend të vogël si Kosova, si dhe duke e ranguar në pozicione të larta gjithandej botës përmes shkencës, teknologjisë dhe inovacionit.

Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së, për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, do të vazhdojë nesër me sesionet e saj, duke filluar nga ora 09:00, me 24 fusha të ndryshme, me shumë prezantues ndërkombëtarë dhe vendorë, si dhe me tematika të ndryshme me shumë interes për publikun.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.