United Hospital

Nis zyrtarisht mbjellja e mjedrës së subvencionuar për 39 bujq

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nisur sot zyrtarisht mbjelljen e fidaneve të mjedrës së subvencionuar për 39 bujq, që kap vlerën e 60 mijë eurove, e që implementohet në bashkëpunim me kompaninë “Fresh Fruti”.

Në këtë ngjarje, e cila ka nisur në plantacionin e farmerit Fazli Fazliut në Përlepnicë, ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani dhe struktura tjera komunale.

“Me mbështetjen e fuqishme të kryetarit Haziri, Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë po fillon sot projektin e mbjelljes së mjedrës për 39 përfitues. Dua të them se Komuna do të jetë gjithmonë mbështetëse e bujqve, të cilët e duan punën dhe duan të tregojnë rezultate”, ka thënë me këtë rast nënkryetari Kadriu.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se Komuna ka subvencionuar për herë të parë mjedrën meqë është mjaft fitimprurëse, duke e konsideruar si ‘ari i kuq’.

Mobi Casa

“Sot është lajmi më i mirë dhe projekti më atraktiv, meqë mjedra konsiderohet ‘arit i kuq’. Është prodhimtari vërtetë e perspektivës së lartë dhe ne kemi qenë shumë insistues që të fillojmë me këtë projekt, i cili implementohet në dy faza, në pranverë dhe në vjeshtë. Sot kanë përfituar 39 farmerë, ose 10 hektarë të mbjella me fidane. Interesimi i qytetarëve ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe ne e kemi bërë përzgjedhjen me kritere mjaft të ashpra. Intenca është që këta farmerë të jenë model për farmerët tjerë”, është shprehur Ramadani.

E rëndësishme, sipas Ramadanit, është se shitja e prodhimit është e garantuar.
“Partneriteti i Komunës së kompaninë “Fresh Fruti” garanton shitjen e prodhimit, e që është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe besoj që edhe pse është kulturë e re, gjithçka do të shkoj mirë, ngase partneri ynë USAID e ka të angazhuar një ekspert për këtë lëmi, ndërsa Drejtoria e Bujqësisë ka dy. Duhet thënë se vëmendje të veçantë i është kushtuar kryesisht fshatrave kodrinoro-malore, sikurse edhe disa fshatrave tjerë, të cilat janë përdorë si model. Kjo kulturë, kudo që është kultivuar, ka dhënë rezultate të mëdha”, ka shtuar drejtori i Bujqësisë së Gjilanit.

Sherafedin Gashi, pronar i kompanisë “Fresh Fruti”, ka dhënë zotimin se kompania e tij do ta bëjë grumbullimin e mjedrës nga farmerët e Gjilanit, duke ua garantuar shitjen, e cila në vitin e kaluar ka shkuar deri në 2 euro për kilogram, varësisht nga tregu.

Përndryshe, participimi i farmerëve është vetëm në sistem të ujitjes, derisa pjesa tjetër është e Komunës së Gjilanit dhe partnerit strategjik “Fresh Fruti”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.