RCCOLA

Nis vala e marrëveshjeve për Specialen

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Jo vetëm një marrëveshje do t’i paraprijë konstituimit të Gjykatës Speciale.

Do të lidhen shumë sosh dhe palë nuk do të jenë vetëm Kosova e Holanda, por edhe Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, emërtim ky zyrtar për Gjykatën që do të trajtojë pretendimet për krime që mund t’i kenë kryer pjesëtarë të UÇK-së, e që janë ngritur në një raport të Këshillit të Evropës, autor i të cilit është senatori Dick Marty, shkruan sot Koha Ditore.

UBT

Një burim i gazetës ka treguar të mërkurën se objekt i marrëveshjeve nuk do të jetë vetëm selia e Gjykatës, por edhe aspekte që kanë të bëjnë me paraburgimin dhe vuajtjen e dënimit të të akuzuarve e të dënuarve potencialë. Ka edhe një listë çështjesh të tjera.

http://koha.net/?id=27&l=88279