HW

Nis takimi Kurti-Mustafa, pranë Kuvendit shihen ambasadori gjerman dhe britanik

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë nisur edhe një takim në përpjekje për të formuar koalicionin bashkëqeverisës.

Përkundër që Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se në takim do të jenë të pranishëm ambasadorët e shteteve të QUINT-it, para takimit në te Kuvendi i Kosovës, janë parë vetëm ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Held dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, por nuk dihet nëse ata janë në takim.

Para takimit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “LDK-ja ka paraqitur ofertën që është shumë e balancuar”, raporton Telegrafi.

Mobi Casa

Ai ka thënë se LDK nuk i ka ftuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it, dhe se këtë e ka bërë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Për dallim nga Mustafa që ka folur për gazetarët, lideri i LVV-së, Albin Kurti ka hyrë brenda pa thënë asnjë fjalë për mediat. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.