Mobi Casa

Nis takimi i Hotit me delegacionin amerikan

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ka nisur takimi i kryeministrit të vendit Avdullah Hoti me delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Delegacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, po ashtu në delegacion do të jetë edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA, transmeton Telegrafi.

Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin amerikan (Foto: Ridvan Slivova)

United Hospital

Grenell përmes një postimi në Twitter ka thënë se zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është në top prioritetet kryesore të Administratës Trump.

Ndërkaq, kryeministri Hoti më herët ka thënë se vizita e delegacionit amerikan do ta thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë – SHBA.

“Shumë i lumtur që sot po i pres në vizitë ambasadorin Richard Grenell, e kryeshefin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së, Adam Boehler, bashkë me një delegacion të lartë të qeverisë amerikane. Kjo vizitë është shumë e veçantë dhe do të thellojë edhe më tej miqësinë Kosovë-SHBA”, kishte shkruar Hoti në Facebook./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.