Fundamenti

Nis Samiti i Londrës, Kurtit i lëvdohet marrëveshja e linjës hekurudhore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në Samitin e Londrës, marrëveshja për linjë hekurudhore mes Kosovës e Serbisë është konsideruar si një nga cështjet kyçe për Kosovën. Kryeministri Albin Kurti ndërkaq ka folur për investimet e diasporës.

Në Samitin e Bankës Evropiane për Rindërtime dhe Zhvillim (BERZH) për investime në Ballkanin Perëndimor, kanë filluar diskutimet, ndërsa paneli përbëhet nga liderët e gjashtë shteteve ballkanike. Kosovës e përfaqëson Kryeminsitri Kurti, ndërsa Serbinë, kryeministrja Ana Bërnabiq.

Në postimet e BERZH’it në Tëitter, marrëveshjen për linjë hekurudhore e kanë quajtur “linjë veri-jug”.

“Lidhja rajonale veri-jug, bashkëpunimi rajonal nën kornizat e integrimit në Bashkimin Evropian, janë çështje kyçe për Kosovën”, shkruan në postimin e BERZH’it.

Ndërkaq Kryeministri Kurti nuk i ka përkrahur marrëveshjet e fundit me Serbinë për linjën hekurudhore dhe ndërtimin e autostradës, duke thënë se ato u nënshkruan pa dijeninë e Qeverisë.

Uji Dea

Kryeministri në fjalën e tij, citohet të ketë folur për diasporën që Kosova e ka dhe për investimet e tyre.

“Ne kemi një diasporë të madhe dhe investimet nga ta do ta ndihmonin Kosovën tejet shumë”, ka thënë Kurti.

BERZH bën të ditur se këtë vit do të investojë një miliard euro në shtetet e Ballkanin Perëndimor.

Kurti si kryeministër është ulur për herë të parë krah homologes së tij serbe. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.