ARKATANA

Nis reforma zgjedhore pa opozitën

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbledhur në një tryezë liderët e partive politike për të diskutuar rreth reformës zgjedhore. Në këtë takim, i pari prejse Thaçi u zgjodh president, nuk ka marrë pjesë opozita e cila kërkon zgjedhje të parakohshme, jo reformë zgjedhore. Megjithatë, subjektet tjera politike, bashkësia ndërkombëtare dhe shoqëria civile kanë mbështetur idenë e Thaçit për reformë zgjedhore.

Për herë të parë pas shtatë muajve prejse është ulur në “fronin” presidencial Hashim Thaçi ka thirrur në një takim liderët e të gjitha partive politike të vendit. Në këtë tryezë është diskutuar rreth reformës zgjedhore, një proces që kishte filluar pesë vjet më parë dhe ishte ndërprerë për shkak të mungesës së disponimit politik. Por, ashtu siç ishte menduar, tryeza u mbajt pa praninë e tri partive opozitare, LVV-së, AAK-së dhe “Nismës”, të cilat nuk e njohin “fuqinë” institucionale të Thaçit si president, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Hidromorava

Madje opozita thotë se ky proces po fillon me qëllim që koalicioni qeverisës të mundë të mbijetojë edhe më tutje./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.