UBT

Nis procesi gjyqësor ndaj gjinekologeve, deklarohen të pafajshme

/ 8 minuta lexim

Gjilan – Të enjten është mbajtur seanca e parë dëgjimore për tre mjeket e akuzuara, gjinekologe të Spitalit Regjional të Gjilanit, ndaj të cilave është ngritur aktakuzë me dyshimet se nga pakujdesia dhe neglizhenca mjekësore dërguan deri në vdekjen e pacientes Arbenita Spahiut, e cila kishte gjakderdhje pas lindjes së foshnjës së saj.

Në Gjykatën Themelore të Gjilanit të enjten ka nisur procesi gjyqësor kundër mjekeve Maxhide Shaqiri, Hamide Zeqiri dhe Vjosa Kosumi, të cilat para trupit gjykues thanë se janë të pafajshme.

Prokurori i rastit Arben Ismajli duke e lexuar aktakuzën tha se të pandehurat Maxhide Shaqiri dhe Hamide Zeqiri me datën 03.03.2016, rreth orës 07:30 deri ora 10:45 h, në Spitalin Regjional në Gjilan-reparti i sallës së lindjes, e pandehura Maxhide Shaqiri si shefe e repartit të sallës së lindjes, ndërsa e pandehura Hamide Zeqiri si mjeke kujdestare në repartin e sallës së lindjes, me rastin e trajtimit të pacientes-tani të ndjerës Arbenita Selimi-Spahiu, gjatë dhënies së ndihmës mjekësore të lindjes, nga pakujdesia kanë përdorë mjetet e papërshtatshme të mjekimit ndaj pacientes duke i caktuar marrjen e barnave të cilat nuk kanë qen mjete adekuate- të përshtatshme për ndalimin e gjakderdhjes nga mitra, ashtu që mjetë i përshtatshëm për mjekim dhe ndalimin e gjakderdhjes ka qen heqja e mitrës me kohë pas fillimit të gjakderdhjes, ashtu që për shkak të vonesës dhe mosndërmarrjes me kohë që pacientes-tani të ndjerës t’ia heqin mitrën, vjen deri te gjakderdhja dhe si pasoj e humbjes së sasisë së mjaftueshme të gjakut pacientja pëson shok hemorragjik, ku mitra dhe ruptura vaginale kanë qenë burim i gjakderdhjes, për shkak të gjendjes shumë të rëndë të të ndjerës vije deri tek shoku hemorragjik me vlera të ulëta jetësore -gjendje agonie, kjo gjendje vije për shkak të mostrajtimit të duhur dhe veprimeve të cilat mjekët është dashtë t`i ndërmarrin me kohë, të njëjtat veprime nga të pandehurat nuk janë ndërmarrë me kohë dhe vije deri te vdekja e pacientes, me çka kanë kryer veprën penale: trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor.

Fidanishtja

E pandehura Vjollca Kosumi me datën 02.03.2016, nga ora 17:00 deri me dt. 03.03.2016 rreth orës 08:20 h, në Spitalin Regjional në Gjilan-reparti i sallës së lindjes, e pandehura Vjollca Kosumi, si mjeke kujdestare, në kundërshtim me detyrat e saj ka refuzuar dhe nuk i ka ofruar ndihmën mjekësore pacientes-tani të ndjerës Arbenita Selimi-Spahiu, para aktit të lindjes edhe pse ka qen e vetëdijshme se mosveprimi i tillë mund të rezultojë me pasoja për shëndetin e pacientes dhe bebës së saj, në atë mënyrë që pacientja –tani e ndjera Arbenita Selimi-Spahiu gjatë kohës sa ka qenë e shtrirë në repartin e sallës së lindjes, e njëjta nuk i ka dhënë medikamente apo ndonjë mjet tjetër të përshtatshëm për lindje normale të pacientes, ashtu që pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të pacientes dhe bebës së saj para aktit të lindjes, e njëjta është njoftuar nga personeli mjekësor për gjendjen e rëndë shëndetësore të pacientes dhe bebës, mirëpo e pandehura ka refuzuar dhënien e ndihmës mjekësore duke thënë të njoftojnë mjekun tjetër kujdestar, ashtu që për shkak të komplikimeve shëndetësore para dhe gjatë aktit të lindjes, beba lind në gjendje të rëndë shëndetësore si dhe pas lindjes për shkak të komplikimeve shëndetësore tani e ndjera pëson shok hemorragjik, ashtu që me datë 03.03.2016 rreth orës 11.05 ndërron jetë, në Spitalin Regjional në Gjilan, në sallën e operacionit, me çka ka kryer veprën penale: mosdhënia e ndihmës mjekësore. Gjykimi vazhdon.

E pandehura Hamide Zeqiri, në deklaratën e saj të dhënë me datë 21.04.2016, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, e njëjta deklaron se: gjatë vizitës së mjekëve për pacienten Arbenita e kishin ditur se ujin e kishte të shkuar para 16 orëve dhe leukocitet i kishte pasur të rritura rreth 20.000 dhe shefja e sallës ku e fjetja kishte konstatuar se e njëjta është gati për lindje, dhe të njëjtës ju është dhënë Llongacef për ruajtje të shëndetit të nënës dhe bebës, pasi që e njëjta kishte përfunduar ultrazërin me paciente tjera kishte hipur lart në sallën e lindjes e kishte takuar dr. Zijavere duke e reanimuar bebën e njëjta ishte afruar dhe e kishte vërejtur se beba nuk kishte ngjyrë normale të lëkurës, e më pas ishte afruar tek pacientja Arbenita ku kishte komunikuar me të njëjtën dhe kishte qenë shumë e shqetësuar, e njëjta kishte lindur në orën 08:20 dhe në orën 08:30 i kishte dalur placenta, dhe në kohën kur kishte qenë në sallën e para lindjes mami e kishte thirrë duke i thënë se po dyshoj se po gjakderdh pas kontrollës e kishe vërejtur se e njëjta ka rupturë dhe ka nevojë për tu qepur, kur motra Bedirje i kishe bërë masazh mitrës për ta vërtetuar ku e njëjta nuk kishte parë ndryshime, pas 15min motra Bedirje e kishte njoftuar se pacientja përsëri po gjakëderdh dhe e kishte udhëzuar që t`i ipet ampullë Ergometrin, ku përsëri i kishte bërë masazh për të parë a po gjakderdh dhe përsëri kishte pasur gjakderdhje dhe ishte vërejtur një lodhje tek pacientja dhe më pas i kishte dhënë Citotek për ndalje të gjakderdhjes, më pas e kishe urdhëruar motrën Bedrije të ja vendos një infuzion ringer dhe tensionin e kishe 90/60, dhe pas terapisë përsëri kishte pasur gjakderdhej dhe e njëjta i kishte pasur rvizion me dorë dhe nuk kishte pasur mbetje të placentës, ku më pas ia kishin matur shtypjen e kishte pasur 50/30, ku më pas është njoftuar dr. Ukshini menjëherë ka filluar reanimimi kanë filluar masazhin e zemrës, e më pas dr. Maxhide e ka bërë revizionin e mitrës dhe në mitur nuk kishte pasur asgjë, ku më pas iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore duke i humbur shenjat vitale ku bebëzat e syrit kanë qenë të zgjeruara ku pacientes iu është dhënë adrenalinë, të njëjtit kishin vendosur që ta fusin në sallën e operacionit për tia hequr mitrën.

I dëmtuari Anton Spahiu, në deklaratën e tij të dhënë me datë 30.03.2016, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka deklaruar se: nga fillimi i shtatzënisë bashkëshortja e tij Arbenita kontrollat i kishte kryer vazhdimisht tek ordinanca private e dr. Vjollca por edhe në ordinancat e mjekëve tjerë, me datën 02.03.2016 i njëjti e kishte dërguar Arbenitën në spitalin e Gjilanit për shkak se kishte filluar që t`i rrjedh uji i para lindjes dhe pranimin në spital e kishte bërë dr. Vjollca e kishte kontrolluar dhe i kishte thënë se gjendja është e mirë beba mirë, pas gjysëm ore ia kishte dërguar disa tesha Arbenitës, rreth orës 01.00 kishte shkuar në spital për ta parë Arbenitën dhe aty kishin qëndruar përafërsisht rreth një orë e gjysmë dhe në atë kohë gjendja shëndetësore ishte e mirë, rreth orës 06:45 min kishte biseduar me Arbenitën dhe i kishte treguar se i kishin filluar dhimbjet kishte hipur në korridor dhe aty në largës 4-5 metra e kishte parë Arbenitën e cila nuk kishte mundur të flas por vetëm i kishte dhënë shenjë me dorë, rreth orës 07:40 minuta dhe e njëjta i kishe thënë se nuk mund të flas për shkak të dhimbjeve, pas një kohe Kaltrina e kishe njoftuar se Arbenita kishte lindur se e njëjta është mirë dhe djali është mirë dhe Arbenita kishte rënë për të fjetur se ishte shumë e lodhur, rreth orës 10:45 min e kishte thirrë në telefon një motër me telefonin e Arbenitës dhe i kishte njoftuar se gjendja shëndetësore e Arbenitës është përkeqësuar urgjent duhet të vini në spital aty kishte takuar Kaltrinën pas 2-3 min një motër i kishte larguar nga korridori dhe një doktorësh i kishte thënë jemi duke e bërë të pamundurën për ta shpëtuar Arbenitën sepse kishe pasur shumë gjakderdhje dhe aty pas 10 min kishte shkuar dr. Nexhati dhe e kishte njoftuar se Arbenita shkoj-vdiq, dr Vjollca i kishte thënë se nëse ndodh që të lindë brenda orarit tim të punës unë jam këtu dhe mos u bën merak. Gjykimi vazhdon./rajonipress/