RCCOLA

Nis ndërtimi i rrugës në Cernicë e Përlepnicë dhe i tetë rrugëve në qytetin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit po vazhdon me dinamikë të madhe sa i përket investimeve në ndërtimin e katërshes së madhe infrastrukturore.

Tashmë ka filluar ndërtimi i rrugës hyrëse në Cernicë e Përlepnicë, sikurse edhe i tetë rrugëve në qytet.

RCCOLA

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, gjatë inspektimit të punimeve ka deklaruar se këto investime kanë impakt të madh në zhvillimin e komunës.

“Jam i lumtur që filluam me realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme në infrastrukturë, e të cilat kanë impakt në zhvillimin e komunës së Gjilanit. Me intensitet edhe më të madh do të vazhdojmë të punojmë edhe në fshatrat tjerë dhe në lagje të qytetit. Qëllimi ynë është që ta heqim përfundimisht lloçin dhe vadat, duke ndërtuar rrugët, kanalizimin, ujësjellësin dhe trotuaret”, ka thënë Haziri./rajonipress/