ARKATANA

Nis ndërtimi i rrugës Lladovë – Nasalë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kanë nisur sot punimet për asfaltimin e rrugës Lladovë-Nasalë, me gjatësi prej 2 kilometrash. Ky projekt pritet të realizohet shumë shpejt, dhe do të jetë një lehtësim i madh i banorëve të kësaj ane.

Për të parë nga afër fillimin e punimeve, ka dalë në vendin e ngjarjes nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu.

UBT

“Sot po e fillojmë ndërtimin e rrugës Lladovë-Nasalë, projekt i nisur edhe në qeverisjen e kaluar, por që nuk gjeti realizim. Sot, qeverisja e koalicionit LDK-AAK në Gjilan, me mbështetjen e kryetarit Haziri, po u del në ndihmë qytetarëve të kësaj pjese, për një jetë më të mirë të tyre. Ky projekt ka qenë prioritet dhe tashmë po bëhet realitet”, ka thënë me këtë rast nënkryetari Rexhep Kadriu.

Asfaltimi i kësaj rruge ka qenë premtim i kryetarit Haziri në fushatën elektorale, i cili tashmë po implementohet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.