HW

Nis ndërtimi i palestrës së sporteve në Zhegër, kosto mbi 1 milionë euro

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga Ibër Alaj dhe Muharrem Sahiti, kanë vënë sot gurthemelin e ndërtimit të palestrës së sporteve në fshatin Zhegër, që është bashkëfinancim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjilanit.

“Në përvjetorin e madh të lindjes dhe vdekjes së Idris Seferit, ne sot po fillojmë punimet e palestrës së sporteve. Uroj që ky projekt të ketë dinamikë të plotë në realizim. Vlera e projektit është 1 milion e 100 mijë euro, që është financim i Qeverisë dhe Komunës së Gjilanit. Unë e pranoj me kënaqësi propozimin e Zhegrës që kjo palestër të emërohet me emrin e Shaban e Sami Ukshinit, dy luftëtarët e lirisë së shqiptarëve.’, ka thënë me këtë rast kryetari Lutfi Haziri.

Haziri ka paralajmëruar edhe investime të tjera në infrastrukturën publike në Zhegër.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, ne emër të MKRS ka folur drejtori për Sport në kuadër të MKRS, Ibër Alaj, i cili tha se kjo palestër e kapacitetit prej 800 ulëseve, i plotëson edhe standardet ndërkombëtare, marrë parasysh që në Superligën e Kosovës në Henboll garon edhe KH “Zhegra”.

Fjalë falënderimi për kryetarin Haziri dhe MKRS pati edhe Shemsedin Elezi, kryetar i Këshillit të Fshatit në Zhegër dhe Isa Agushi, këshilltar komunal nga kjo ky fshat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.