Uji Dea

Nis ndërtimi i kampusit të shkollave të mesme në Gjilan

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nisur sot ndërtimin e kampusit të shkollave të mesme, projekt ky i cili implementohet përmes partneritetit publiko-privat.

Në nisjen e punimeve të ndërtimit të kampusit, ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësuesit e kompanisë gjilanase që e ka fituar kontratën.

Kryetari Haziri tha se ndërtimi i kampusit ndikon në ngritjen e cilësisë në arsim, ngritjen e sigurisë për nxënësit dhe ndikon në zhvillimin ekonomik lokal.

Fundamenti

“Me anë të kampusit, krijohen kushte më të mira për nxënësit, do të të ketë ndikim edhe në cilësinë e arsimit dhe ajo që është e rëndësishme është që do të funksionoj në mënyrën më të mirë trekëndëshi nxënës-mësimdhënës-prindër. Po ashtu, kampusi ndikon edhe në zhvillimin ekonomik lokal”, ka thënë me këtë rast kryetari Komunës, Lutfi Haziri.

Haziri tha se me realizimin e këtij projekti, Komuna dëshmon se është e interesuar që të kemi zhvillim të arsimit, sikurse që do të krijohen hapësira të reja sportive, vende rekreative, garave të ndryshme, duke ndikuar në shëndetin e nxënësve dhe duke u larguar nga rrugët devijante.

Kreu i Gjilanit ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të nis procedurat për ndërtimin e kampusit universitar, në mënyrë që të lirohen hapësirat e shkollave të mesme dhe kampusi të implementohet në plotni. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.