ARKATANA

Nis mbledhja e nënshkrimeve për Thaçin

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Disa deputetë kanë filluar dhënien e nënshkrimeve për ta ftuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të votohet Hashim Thaçi për president të shtetit. Partnerët e koalicionit e mbajnë sekret datën e votimit të presidentit.

Partnerët e koalicionit qeverisës kanë filluar grumbullimin e nënshkrimeve të deputetëve për ta thirrur një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të votohet Hashim Thaçi për president të shtetit.

Nisjen e grumbullimit të nënshkrimeve e kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, ndonëse nuk kanë bërë të ditur se kur të njëjtat mund të dorëzohen në Kryesinë e Kuvendit për të proceduar thirrjen e seancës.

Fundamenti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se para disa ditëve një numër i deputetëve e kanë nënshkruar një nismë për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme. “Ka të tillë që para disa ditësh kanë firmosur, ka të tillë që ende nuk e kanë firmosur, por këto janë procedura që janë të natyrës ligjore dhe votat ekzistojnë dhe nuk do të ketë ndonjë problem në këtë drejtim”, ka thënë Hoxhaj, duke shtuar se ende nuk dihet se kur do të dorëzohen nënshkrimet në Kryesinë e Kuvendit.

“Se kur dorëzohen nënshkrimet është çështje e shefave të grupeve parlamentare në koordinim me kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit”, është shprehur ai./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.