Eko Higjiena

Nis instalimi i diktaturës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në masa speciale sigurie, koalicioni qeveritar pezulloi pjesëmarrjen e opozitës në seancat e Kuvendit, duke nxitur kështu destabilitet në Republikën e Kosovës. Edhe tre deputetë opozitarë janë arrestuar. Pritet të fillojnë protestat masive kundër Qeverisë “MustafaThaçi”

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar dje edhe një seancë tjetër me shumë zhvillime dramatike. Përpjekjet e para për nisjen e seancës u bënë në orën 11:00, por pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët opozitarë, seanca u ndërpre menjëherë.

Uji Dea

Kryesia e Kuvendit, me propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vendosi që të thërrasë vazhdimin e seancës pa opozitën, diku rreth orës 14:00.

Seanca kësaj radhe u mbajt në sallën kryesore, ku deputetët nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, nuk u lejuan të hyjnë në sallë. “Në sallë janë 81 deputet. Më duhet të them që kolegët tanë opozitarë janë duke e përjashtuar vetveten, qoftë duke përdorur gaz lotsjellës apo në pengimin e mbajtjes normale të seancave. I ftojmë të vijnë të marrin pjesë në seancë. Kjo nuk është pamje e mirë, por ne jemi të obliguar të vazhdojmë dhe vendimi është në pajtim me rregulloren e punës”, ka thënë Veseli./kosova sot/