FIDANISHTJA

Nis implementimi i platformës “Ora e Kodimit” me synim nxitjen e të rinjve për shkencat kompjuterike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjilani i është bashkangjitur sot eventit global “Ora e Kodimit”, i cili implementohet në 180 shtete të botës dhe në të cilin marrin pjesë mbi 100 milionë njerëz, përfshirë edhe presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, themeluesin e rrjetit social Facebook, Mark Zuckenberg etj.

“Orën e Kodimit” e cila ka nisur në shkollën e mesme të gjimnazit “Xhavit Ahmeti” dhe që implementohet nga “Almooc”, e ka mbështetur kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili edhe ishte pjesëmarrës në këtë ngjarje në mesin e shumë të rinjve, koderë gjilanas.

Armend Ukshini, përfaqësues nga “Almooc”, është shprehur se “Ora e Kodimit” është një mundësi e jashtëzakonshme që ky mësim të nxitet tek të rinjtë, për të shtuar se është një rrotë e madhe po lëviz në drejtim të shkencave kompjuterike.

UBT

Nga ana e tij, kryetari Haziri tha se Gjilani është Komuna e parë që e ka nënshkruar marrëveshjen me “Almooc”, në kuadër të përpjekjeve të Komunës tona për të pasur qasje sa më shumë në teknologji informative.

“Jam i nderuar që marrë pjesë në këtë iniciativë globale. Ne i kemi përzgjedhur që gjimnazistët të jenë pjesë e saj, në kuadër të përpjekjeve tona për të pasur qasje sa më shumë në teknologji informative, edhe si administratë edhe si Komunë. Gjilani është Komuna e parë që e ka nënshkruar marrëveshjen me “Almooc” dhe ne jemi partner aktiv i tyre. Duke u bërë pjesë e kësaj iniciative, besoj shumë që do të jeni pjesë e IT në nivel global. Sot, ai që s’di ta përdorë teknologjinë njihet si analfabet sepse nuk ka qasje në informacionet globale”, tha Haziri.

Më pas, në mesin e shumë të rinjve gjimnazistë, koder është bërë edhe kryetari Haziri, i cili edhe është certifikuar në fund nga “Almooc”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.