Nis gjuetia e terroristëve

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Anijet luftarake amerikane janë nisur drejt Libisë. Anijet janë të pajisura me projektilë Tomahawk, të gatshëm që të shkrepen sapo të jepet sinjali nga presidenti Obama. Ndërkaq, aeroplanët luftarakë pa pilot tashmë janë vënë në kërkim të vrasësve të ambasadorit amerikan në Benghazi.

Pas vrasjes së ambasadorit amerikan në Libi, Christopher Stevens, gjatë sulmit të ekstremistëve islamikë mbi konsullatën e SHBA në Benghazi, Marina e SHBA ka nisur dy anije luftarake drejt ujërave libiane. Sipas televizionit CNN, përveç anijeve luftarake në Libi janë dërguar edhe 50 marinsë, të cilët do të ndihmojnë në kapjen e sulmuesve të konsullatës. Në operacionin për kapjen e vrasësve të ambasadorit Stevens janë përfshirë edhe aeroplanët pa pilot.

“Dy destrojerë do të ankorohen afër bregut libian, por vetëm si një masë preventive”, deklaroi një zyrtar i lartë ushtarak amerikan, derisa precizoi se dërgimi i luftanijeve nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe ndërmarrjen e ndonjë operacioni ushtarak.

Në fakt, destrojeri USS Laboon qysh tani ndodhet afër bregdetit të Libisë, përderisa destrojerit tjetër, USS McFaul, do të i duhen disa ditë udhëtim derisa të arrijë pranë brigjeve libiane. Anijet, të cilat janë të pajisura me projektilë Tomahawk, tash për tash nuk kanë ndonjë mision të caktuar.

Ndërkohë, edhe pse dy zyrtarë të paemëruar amerikanë pohuan se luftanijet që brenda vetes bartin projektilë Tomahawk nuk kanë ndonjë mision të caktuar, ata sqaruan se komandantëve të tyre iu është dhënë leje që të përgjigjen ndaj “çfarëdo misioni që urdhërohet nga presidenti i SHBA”.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, deklaroi se, në këtë moment është ende herët që të flitet nëse sulmi ndaj konsullatës ishte planifikuar paraprakisht.

Në operacionin e ndjekjes së kryesve të kësaj vepre janë përfshirë edhe fluturaket amerikan pa pilot. Sipas asaj që një burim nga radhët e ushtrisë amerikan i tha televizionit CNN, këto fluturake do të jenë pjesë e aksioneve konkrete, të drejtuara kundër individëve të caktuar, për të cilët besohet se morën pjesë në sulm, por edhe kundër celulave korrekte të kryengritësve, për të cilat besohet se qëndrojnë prapa këtij sulmi.

Sipas burimit të CNN, detyrë e fluturakeve pa pilot është mbledhja e sa më shumë të dhënave lidhur me qendrat e dyshimta ushtarake, dhe që, pastaj, këto të dhëna t’ua dërgojnë forcave libiane që sigurimit, të cilat do të ndërmerrnin sulmin eventual.

“Në raste të caktuara, ushtria amerikane ndërmerr rregullisht masa të sigurisë. Në situata të caktuara, kjo gjë jo vetëm që është logjike, por paraqet edhe një masë të kujdesit”, sqaroi tutje zyrtari ushtarak amerikan.

Para veprimeve të fundit,respektivisht, menjëherë pas sulmit të së martës mbrëma që rezultoi me vrasjen e ambasadori Stevens dhe të tre zyrtarëve të tjerë amerikanë, SHBA njoftuan se në Libi do të dërgohen rreth 50 marinsë, nga njësiti anti-terrorist i forcave të armatosura amerikane.

Presidenti amerikan, Barack Obama, urdhëroi ndërkohë ngritjen e nivelit të gatishmërisë në të gjitha ambasadat dhe misionet amerikane në botë. Një zyrtar i paemëruar amerikan deklaroi se personeli i konsullatës në Benghazi është evakuuar në Gjermani, ndërkohë që një numër i diplomatëve amerikanë është transferuar në Tripoli.

Uji Dea

Këshilli i Sigurimit i OKB’së dhe sekretari i përgjithshëm i OKB’së, Ban Ki-moon, kanë dënuar ashpër vrasjen e diplomatit amerikan, Christopher Stevens dhe të tre zyrtarëve të tjerë të konsullatës.

“OKB dënojnë ashpër të gjitha format e nënçmimit të ndonjë religjioni. Por, njëkohësisht, asgjë nuk e arsyeton brutalitetin e dhunës që ndodhi dje në Benghazi”, thuhet në kumtesën e Ban, të publikuar nga zëdhënësi i tij.

Ndërkaq, sipas agjencisë AP, zëvendësi i ambasadorit libian në OKB, Ibrahim Dabashi, për sulm ka akuzuar “një grup ekstremist”, përderisa ka përsëritur premtimin e qeverisë së tij se kryesit e saj do të gjenden dhe do të vihen para drejtësisë.

“Ky sulm nuk është në asnjë mënyrë në interesin e qytezave, e as të Qeverisë së Libisë, e aq më pak të konsiderohet si mbrojtje e islamit. Përkundrazi, ky sulm i ka shkaktuar një dëm të madh vetë imazhit të islamit”, theksoi Dabashi, i cili ambasadorin Stevens e ka cilësuar si “njërin prej miqve më të mëdhenj të Libisë”.

ndryshe, Stevens dhe te zyrtarët e konsullatës amerikan u vranë gjatë trazirave që shpërthyen në shenj pakënaqësie pas shfaqjes së filmit “Çiltërsia e Myslimanëve”, e regjisorit izraelit me adresë kaliforniane, Sam Bacile. Në film profeti Muhamed portretizohet si keqtrajtues i fëmijëve. Në ndërkohë, ndaj filmit kanë reaguar edhe aktorët dhe ekipi filmi, duke pohuar se producentët i kishin mashtruar, dhe se, për shkak të ndryshimeve thelbësore të skenarit, ata as që ishin të vetëdijshëm për porosinë përfundimtare dhe ofenduese të filmit.

Protesta e sulme kundër SHBA’ve

Si rrjedhojë e projektit filmik të regjisorit izraelit, në të cilin ai tallë profetin Muhamed, raportohet se demonstruesit në Jemen kanë sulmuan Ambasadën e SHBA në Sanaa. Pakënaqësi të ngjashme ka pasur edhe në disa vende tjera të botës arabe.

Kështu, policia në Kajro është përleshur me demonstruesit, të cilët për të tretën ditë radhazi po protestojnë para ambasadës amerikane kundër këtij projektit filmik.

Në Irak, grupi militant Asaib al-Haq, i cili gjatë luftës në Irak ka ndërmarrë sulme të shpeshta kundër të huajve, ka kërcënuar të gjitha interesat amerikane në vend.

Në Tunizi dhe Sudan, të mërkurën mbrëma para ambasadave amerikane ka pasur përleshje ndërmjet policisë dhe demonstruesve.

Në Teheran ndërkaq, ku studentët vazhdojnë të protestojnë kundër filmit, afër Ambasadës së Zvicrës janë vendosur forca shtesë të sigurimit, për shkak se ky vend mbron interesat e SHBA’ve në këtë vend.